Ministri Mehaj viziton familjen e doktorit të UÇK-së, dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e doktorit të UÇK-së, dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit.
Njoftimi:
Lufta jonë çlirimtare, do të ishte e pamundur pa kontributin dhe sakrificën e popullit tonë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në radhët e saj kishte ushtarët më të zotë, lufta ishte e ashpër, në vijat e frontit shumë prej tyre merrnin plagë të rënda. Plagët duhej të mjekoheshin e ushtarët tanë duhej të shëroheshin që lufta për çlirim të vazhdonte e fitorja të arrihej.
Padyshim që kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim kishte dhënë mjeku i UÇK-së, doktor Lec Leci, duart e tij të arta, largonin dhimbjet e shëronin plagët e ushtrisë tonë. Krah tij, si mbështetja më e fuqishme, qëndronte gjithnjë bashkëshortja e tij infermiere, znj. Emine.
Të palodhur në shërbimin e tyre ndaj atdheut, qëndruan gjithmonë.
Familja e dr. Lecit, ka vazhduar rrugën e tij edhe pasluftës, një familje doktorësh.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për doktorin tonë, populli ynë do ta nderojë gjithmonë veprën e tij atdhetare!