Lajm i mirë: Komuna e Drenasit dhe Jetimat e Ballkanit nisin shtëpitë për 7 familje në Drenas

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Drenasit do të ndërtojnë 7 shtëpi të reja në Drenas.

Ky lajm i mirë u bë sot nga hoxhë Halil Kastrati i cili ka vizituar familjet të cilat do të bëhen me shtëpi të reja, shkruan DrenicaOnline.

Kujtojmë që kryetari Lladrovci dhe Halil Kastrati kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e shtëpive për raste sociale. Një pjesë të shumës do të participoj komuna ndërsa një pjesë Shoqata Bamirëse përmes donatorëve.

Shkrimi i plotë:

Edhe 8 Shtepi te reja u nisen sot
Dite e rende edhe per neve sot, rastet e sodit ishin shume prekese, na ben me lot edhe neve rrefimet dhe gjendja e tyre
Jetima, invalide te luftes, te semure, kto ishin gjendjet e familjeve qe i gjetem
Ne komunen e Drenasit i vizituam 7 familje dhe ju kumtuam lajmin se po behen me shtepi te reja fale edhe memorandumit me Komunen
Nga aty vazhduam per ne Komunen e Shtimes dhe e vizituam nje familje ne gjendje shume te rende, edhe kete familje e lajmeruam se kemi ardhur me ju nise shtepine e re
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë