Lajm i hidhur, vdes mësuesi i njohur nga Rezalla

Pas një sëmundje të rëndë, në moshen 72 vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Rifat Hajzer Malaj, vëllau i doktorit Riza Malaj.

Lajmin për vdekjen e Rifatit e kanë dhënë familjarii tij nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

Rifati ishte mësues mjaftë i zellshëm ku për një kohë të gjatë punoi në shkollën “Malush Ahmeti” në Rezallë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në Rezallë!

Njoftimi i plotë:

Na la Axha Rifat (Bacoku). Sot ne moshen 72 vjeçare pas një sëmundje të rënd ndërroi jetë Axha ynë Rifat Hajzer Malaj. Axha Rifat ishte mësues mjaftë i zellshëm për një kohë të gjatë në Fshatin tonë Rezallë, si dhe për gjatë gjithë kohës udhërrëfyesi i gjithë Familjes Malaj. Veprat,këshillat dhe dashnija jote do të na përcjellin deri në ditën kur do të takohemi përseri Bacok 🙏
Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe 🤍!
Varrimi do të bëhet nesër në ora 15:00 në Rezallë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë