Asambleistja e AAK-së i bashkohet PDK-së

Asambleistja Arbnora Ajeti nga sot do të jetë pjesë e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Këtë gjë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.
Ai tha se Ajeti i është bashkuar grupit të PDK-së pasi dha dorëheqje nga AAK-ja.
“Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti. Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit”, ka njoftuar ai.
Mirë se vjen në PDK, Arbnora!
Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti.
Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.
#PrishtinaNaBashkon ka qenë motoja e fushatës tonë zgjedhore – Prishtina na bashkon do të jetë edhe motoja ynë qeverisëse, deri në ndërtimin e një qyteti të gjelbër e digjital.