Vdes veterani i UÇK-së nga Skenderaj!

Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt, Muhamet Lani.

Lajmin e kanë bërë të ditur për portalin rajoni.org, familjarët e Muhametit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Babës tonë, Muhamet Lanit, sonte i pushuan të gjitha dhimbjet. Ai iku në botën e përtejme, duke na lënë neve me dhembje të thellë, por me krenari që e patëm një babë si ky.

Familjarë, miq e shokë, ju njoftojmë që ceremonia e varrimit mbahet nesër (e enjte 10.03.2022) nga ora 14.00 në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë