Rrahet fort një person në Likoc, viktima përfundon në spital

Një person nga Likoci i Skenderajt ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që ishte goditur me një mjetë të fort nga një person i dyshuar.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën në mesditë në Likoc, shkruan DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt.
Rasti me urdhër të prokurorit është hapur lëndime i rëndë trupor./DrenicaOnline/