Kryetari Lladrovci uron mësuesit për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit

Kryetari Lladrovci në rrjetin social Facebook, ka uruar gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët për Ditën së Mësuesit, duke kujtuar gjithë mësimdhënësit që në rrethana të rënda nuk u ndalën asnjëherë por gjithmonë i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik.
Më poshtë ju sjellim postimin e kryetarit Lladrovci bërë në rrjetin social Facebook :
“Mësues, arsimtarë e profesorë të dashur,
Gëzuar Dita e mësuesit!
Sot, në Ditën e Mësuesit, ju uroj të gjithëve të keni shëndet, suksese dhe punë të mbarë në misionin e shenjtë, edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra të popullit tonë.
Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë me nderim të gjithë arsimtarët e shkollave të para në komunën tonë, arsimimit që në rrethana shumë të rënda kurrë nuk u ndal, të gjithë mësuesit që i qëndruan besnik arsimit kombëtar, mësuesit dëshmorë, veteranët e arsimit dhe arsimtarët që sot çdo ditë vijojnë betejën për dije të reja.
Ashtu siç jam zotuar, arsimi mbetet prioritet, duke dëshmuar suksese të nxënësve tanë jo vetëm në nivelin vendor por edhe atë ndërkombëtar. Ne kemi dëshmuar se përmirësimi i kushteve të punës, mjeteve të konkretizimit, ambientet adekuate dhe stafi profesional, do të sjellin rezultate të pamohueshme.
Nderim i përjetshëm për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët që kauzat për zënien e dijes dhe ndjenjën kombëtare i përcollën tek gjeneratat e reja dhe vijojnë të bëjnë punë të jashtëzakonshme për arsimimin e gjeneratave të reja!”