Mbahet takimi me gratë përfituese në agro-kulturë nga organizata “Women for Women” në bashkëpunim me Komunën e Drenasit

Të premten, në Sallën e Kuvendit, është mbajtur takimi me një numër të grave përfituese të projektit “punësim e vetëpunësim”, projekt ky i realizuar në bazë të bashkëpunimit mes organizatës “Women for Women” dhe Komunë së Drenasit.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi -Gjoshi se bashku me Kushtrim Shehun, koordinator i organizatës “Women for Women”, kanë bashkëbiseduar me gratë përfituese të këtij projekti, ku ato paraprakisht kanë ndjekur trajnim dhe janë përfituese e mjeteve bujqësore në agro kulturë.
Drejtoresha Jetullahi-Gjoshi ka uruar dhe përgëzuar gratë përfituese duke thënë se gratë janë qelës i zhvillimit ekonomik. Ajo ka shtuar para të pranishmëve se projekti do të vazhdoj me organizatën “Women for Women” dhe ka bërë thirrje qe edhe gratë tjera të jenë aplikuese në thirrjet për grante.
Koordinatori Shehu, ka falënderuar Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti dhe ka informuar të pranishmet se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me Komunën e Drenasit.