Kështu duket deponia interne në Llapushnik (Pamje)

Gjendja e deponisë inerte në Llapushnik të Drenasit nuk është e mirë.
Banorët e pandërgjegjshëm po i hedhin mbeturinat jashtë hapësirës së caktuar.
Një faqe në Facebook e quajtur “Gryka e Llapushnikut” sot ka publikuar disa pamje ku shihet deponia në gjendje shumë të keqe.
Komuna e Drenasit disa herë u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte në deponinë e destinuar t’i hedhin në pjesën e brendshme (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme) e jo në hyrje të saj, shkruan DrenicaOnline.
Hedhja e mbeturinave në pjesën hyrëse paraqet problematikë duke bllokuar pjesën e brendshme të saj dhe duke e bërë jo funksionale deponinë./DrenicaOnline/