Rezoluta e Parlamentit Evropian: Të zhgënjyer që Serbia s’u rreshtua me BE-në, kjo e dëmton procesin e saj të anëtarësimit

Parlamenti Evropian do ta hedhë në votim pas pak Rezolutën e Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në pikën 32 të draft-rezolutës ku i referohet Ballkanit Perëndimor përmendet Serbia dhe mosrreshtimi i saj me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë. Në draft-rezolutën që e ka siguruar EWB, Parlamenti Evropian ka shprehur keqardhjen që Serbia s’është angazhuar për sanksione ndaj Rusisë.
Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian lavdëron shtetet e Ballkanit Perëndimor për përkrahjen e sanksioneve të BE-së dhe dënon ato shtetet që e përkrahin Federatën Ruse.
Debati në Parlamentin Evropian mbi luftën në Ukrainë po vazhdon kurse eurodeputetëve iu kanë drejtuar presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, raporton Gazeta Express.