Mbahet takimi i Grupit Lokal të Veprimit

Të martën është mbajtur takimi i Grupit Lokal të Veprimit i cili merret me monitorimin e aktiviteteve të Organizatës “Akti” në implementimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.

Në këtë takim, anëtarët Grupit Lokal të Veprimit Lokal janë njoftuar lidhur me procesin e punës së OJQ “Akti” e cila është duke u marr me trajnimin e të rinjve për vetëpunësim.

Drejtori i OJQ “Akti”, Rexhep Gojnovci, anëtarëve të Grupit Lokal të Veprimit, i ka njoftuar se grupi i tretë i trajnimeve ka përfunduar dhe nga 60 pjesëmarrës, 36 prej tyre janë angazhuar ne punësim dhe praktikë

Implementimi i këtij projekti, ka ardhur falë nënshkrimit të mirëkuptimit mes kryetarit Lladrovci dhe drejtorit Gojnovci, për realizimin e projektit. Projekti është duke u implementuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Coopertion and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).

Përmes këtij projekti, vitin 2020 dhe 2021, janë certifikuar 60 të rinj nga Komuna e Drenasit të cilët kanë marr pjesë në trajnimin për fuqizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës dhe pas certifikimit, 36 prej tyre janë tani në marrëdhënie pune he në praktikë pune.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë