Lladrovci sot priti në takim zv/presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin e tij, të dielën ka pritur në takim zvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland që është edhe qytetar nderi i Drenasit, z. Imer Lladrovcin, shef i Konsullatës në Stutgart dhe delegacionin gjerman.
Kryetari Lladrovci e falënderoi z.Wieland për vizitën dhe përkrahjen që po i jep komunës, duke theksuar se vendi ynë̈ është̈ i bekuar me miqësinë̈̈ e tij, si “Qytetar Nderi” i Drenasit. Ai gjithashtu para z.Wieland shpalosi projektet e realizuara dhe planet në vazhdim, sfidat dhe të arriturat e qeverisjes lokale dhe investimet kapitale. Kryetari Lladrovci ka njoftuar Wielandin edhe për procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, me theks të veçantë në Drenas.
Nga ana tjetër, Wieland fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit dhe ka vlerësuar lartë procesin e zgjedhjeve lokale dhe ka shprehur gatishmërinë̈ për vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Drenasit, e në veçanti për projektet në fushën e arsimit. Wieland ka inkurajuar kryetarin Lladrovci të vazhdoj me energjinë që ka për të mirën e Drwnasit.
Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, Kryetari Lladrovci, delegacionit gjerman iu dhuroi varëse unike të punuara nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Ndryshe, Komuna e Drenasit, ka bashkëpunim disa vjeçar me shkollat gjermane, ku nxënësit e Drenasit kanë vizituar disa herë shkollat ne gjermani dhe nxënësit nga disa Komuna gjermane kanë vizituar shkollat në Drenas. e po ashtu ne kuadër të këtij bashkëpunimi janë mbajtur dhjetëra konferenca në mes të Drenasit e Gjermanisë si dhe me vendet tjera të Evropës.