Edhe Elon Musk ndihmon Ukrainën, merr një vendim të rëndësishëm

Pronari i SpaceX dhe Teslas, Elon Musk, i ka dalë në ndihmë Ukrainës, pas kërkesës së Mykhailo Fedorov, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transformimit Digjital në Ukrainë, për qasje në Starlink.

“Elon Musk, përderisa ti po mundohesh të kolonizosh Marsin, Rusia po tenton ta okupojë Ukrainën! Pëderisa raketat tuaja me sukses ulen nga hapësira, raketat ruse sulmojnë civilët ukrainas! Të kërkojmë që të sigurosh stacione të Starlink dhe t’iu adresohesh rusëve që të ndalen”, ka shkruar ai.

I menjëhershëk ishte postimi i Musk, i cili ka shkruar në Twitter se: “Shërbimi i Starlink tash është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”. 

Përmes kompanisë së tij SpaceX, Musk ka lansuar mijëra satelitë Starlink në orbitë të tokës, që e rrisin shpejtësinë dhe cilësinë e internetit në pjesë të ndryshme në botë. Satelitët ndihmojnë që sasi të mëdha të informacionit të barten për një kohë të shpejtë, duke eliminuar nevojën për fibra optikë. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë