Ministri Mehaj: Drenasi është zemra e Kosovës, Halimi dhe Rrahimi i dhanë zemër luftës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte sot në Drenas ku ka vizituar familjarë të dëshmorëve.
“Drenasi është zemra e Kosovës, Halimi dhe Rrahimi ishin ata që i dhanë zemër luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Mehaj.
Postimi i plotë:
Sot ishim në Drenas, në familjen Bajraktari ku u pritem nga baca Ramadan – babai i dëshmorit Halim Bajraktari dhe nga Nexhmedini – vëllai i dëshmorit Rrahim Bajraktari.
Drenasi është zemra e Kosovës, Halimi dhe Rrahimi ishin ata që i dhanë zemër luftës sonë çlirimtare. Morali i lartë, guximi e kurajo, janë atribute të cilat i kanë karakterizuar gjithmonë, secilin dhe të gjithë ushtarët tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me të cilat është arritur fitorja jonë.
Pa luftën dhe rezistencën e armatosur të djemve e vajzave më të mira të kombit, ne nuk do të gëzonim lirinë e vendit tonë. Prandaj iu jemi mirënjohës gjithmonë, e rrugën e tyre jemi të vendosur ta ndjekim deri në realizimin e plotë të aspiratave tona.