Mblidhet qeveria në orët e vona, lufta në Ukrainë e bën që ta merr këtë vendim të rëndësishëm

Lufta në Ukrainë duket se e ka bërë qeverinë të mendojë për rezervat shtetërore.
Për këtë arsye kabineti i Albin Kurtit është mbledhur në orët e vona, dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit”, thuhet në vendimin e Qeverisë, transmeton Gazeta Insajderi.
“Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, vazhdon tutje njoftimi.