Familjarët vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: Ai është i palëkundur në qëndrime, na bëri të dalim të buzëqeshur

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardani ka njoftuar se sot bashkë me disa familjarë tjerë kanë vizituar bacin Jakup në Hagë, shkruan DrenicaOnline.
Sipas tij, në Hagë takuan edhe ish presidentin Hashim Thaqi.
Postimi i Dardan Krasniqit:
Me axhën Ilazin, Gencin dhe Besarin, sot vizituam në Hagë bacin Jakup.
Shkuam me tjera ndjenja, por qendrimi, kurajo, humori dhe vullneti i palëkundur si gjithherë i bacit, na bëri të dalim të buzëqeshur dhe plot shpresë për jetë dhe ditë më të mira.
Aty patëm rastin të takojmë shkurt edhe ish Presidentin Thaqi, i cili po ashtu ishte mirë dhe në disponim.