I riu nga Drenasi po e bënë realitet ëndrrën e babait të tij dëshmor (Video)

Ëndrrën e babait po e bënë realitet i biri. Albin Krasniqi, 25-vjeç nga Negroci i Drenasit, tash e tri vite e mbanë me krenari uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Albini është djali i dëshmorit Fatos Krasniqi dhe me emocione flet për tëvë1 se që nga fëmijëria e ëndërronte këtë ditë që të bëhet pjesë e forcës.
“Kjo ka qenë ëndërr prej kur isha fëmijë. Gjithë kohën me foto të prindit në dorë se një ditë kur të rritem do ta veshi uniformën dhe do ta vazhdojë rrugën e babit të tij, dëshmor. Rrugën e që ka nis ai po du me përfunduar me faqe të bardhë”, ka thënë ai për tëvë1, transmeton DrenicaOnline.
Por i ati nuk ishte shembulli i vetëm për Krasniqit pasi që ndjenjën për ti shërbyer atdheut ja kishte mbjellë edhe gjyshi i tij, Sherif Krasniqi, i burgosur politik në vitet e 90-ta.
Ndiqeni rrëfimin e tij në videon nga minuta 12:30: