Ballafaqimi emocional i gruas ukrainase me okupatorin rus: Çfarë dreqin po kërkoni

Një grua ukrainase ka bërë bujë në mediat sociale pas një veprimi që ka bërë ndaj ushtarëve rusë.

The Guardian, sjell videon e saj ku ajo konfrontohet me ushtarët rusë të armatosur, transmeton Reporteri.net.

Ukrainasja u ka ofruar atyre fara, pasi siç u tha ajo, “të paktën kur të vdiqni këtu do të rriten luledielli”.

Reklamë:

Ballafaqimi i saj me ushtarët rusë:

Ajo: A je rus

Ushtari: Po

Ajo: Atëherë çfarë dreqin po bën këtu

Ushtari: Ky debat nuk do të na çojë askund

Ajo: Ju jeni okupatorë. Jeni fashistë

Çfarë dreqin po kërkoni në vendin tonë me tërë këto armë.

Merri këto fara dhe vendosi në xhep, të paktën këtu do të rriten luledielli kur ju të vdisni.

Ushtarët rusë i kërkojnë asaj të mos e eskalojë situatën ndërsa ajo largohet prej tyre duke i quajtur okupatorë dhe armiqë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë