​LIVE/ Punëtorët e “Ferronikelit” tentojnë të hynë në ndërtesën e Kuvendit, ndalohen nga Policia

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, po protestojnë para institucioneve të Kosovës, derisa një pjesë e tyre ka tentuar të hyjë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ata janë ndaluar nga zyrtarët policor.

Protesta po mbahet nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

Ndryshe të njëjtit kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren masa nga Qeveria, ata do të vazhdojnë me zhvillime të tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë