Mehani: A i njeh Komuna e Skënderajt institucionet e shtetit të Kosovës?

Hysni Mehani, asamblist i VV-së në Skenderaj ka thënë se respektimi i shtetit dhe protokollit të shtetit nuk është çështje dëshirës e as inateve politike.

Ai thotë se ta respektosh shtetin dhe institucionet e tij është obligimi kushtetues, ligjor e patriotik.

Ky reagim i Mehanit ka ardhur për mungesën e fotografisë së presidentes Vjosa Osmani në sallën e KK.

POSTIMI I MEHANIT:

Sot, sidomos sot, kur rendi botëror po dridhet në themele, e demokracitë perëndimore po dështojnë në ruajtjen e sovraniteti të shteteve; të shohësh instucione që nuk e respektojnë shtetin e tyre, është e dhimbshme! Sot, kur sheh vende që po derdhin gjak për ta ruajtur shtetin e tyre, s’ka si të mos na kujtohet lufta jonë për t’i ndërtuar këto institucione dhe shtetin.

Kryetarit të komunës dhe nënkryetarit mund të mos u pëlqejë Presidentja e Kosovës, por ajo sot e përfaqëson shtetin e Kosovës.
Respektimi i shtetit dhe protokollit të shtetit nuk është çështje dëshirës e as inateve politike. Ta respektosh shtetin dhe institucionet e tij është obligimi kushtetues, ligjor e patriotik.

Në gjithë institucionin e komunës, nuk më ka rastisur të shoh ndonjë zyre që është duke i respektuar institucionet e shtetit! Kjo duhet të ndryshohet një orë e më parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë