Kuvendi i Skenderajt nis punimet me një minut heshtje për viktimat në Ukrainë

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot seancën e rregullt, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës dhe është zhvilluar debat konstruktiv për disa çështje të interesit qytetarë.

Fillimisht anëtarët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave ukrainase gjatë luftës së filluar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë pjesës së diskutimeve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë sqarime të nevojshme dhe profesionale në pikat që kanë qenë rend dite.

Edhe drejtorët e drejtorive komunale, janë përgjigjur në pyetjet e fushave të tyre të përgjegjësisë. Me shumicë votash, të gjitha pikat e rendit të ditës, janë miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë