Vazhdon bashkëpunim me organizatën “Women for Women” në kuadër të projektit punësimi dhe vetëpunësimi

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi -Gjoshi se bashku me zyrtarin Ksamil Ramadani, kanë pritur sot në takim, Kushtrim Shehun, koordinator i organizatës “Women for Women”, me të cilin biseduan për vazhdimësinë dhe mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit “I SEE”, punësimi dhe vetëpunësimi që ka për qëllim kryesor përmirësimin e grave të margjinalizuara, për tejkalimin e pengesave dhe përfshirjen në ekonomi dhe në tregun e punës, duke ngritur kapacitetet e tyre.
Koordinatori Shehu, ka falënderuar Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti dhe ka informuar të pranishmit se një numër i caktuar i përfituesve kanë përfunduar trajnimin 4 mujor, ku në kuadër të këtij projekti 34 gra janë pajisur me mjetet bujqësore të tyre për zhvillimin e idesë se biznesit, po ashtu janë krijuar kushte qe produktet e tyre te shiten ne bizneset nga edhe janë krijuar marrëveshje bashkëpunim, dhe janë zhvilluar 6 trajnime kujdesi ndaj fëmijëve ku është mundësuar edhe ana e tyre e praktikes ne bashkëpunim me DKA.
Kurse kompjuterike kane ndjekur 5 gra, ndërsa rrobaqepësi dy gra.
Ky bashkëpunim mes Komunës dhe Orgnaizatës ju ka mundësuar shumë grave dhe të rinjve që idetë e tyre të zhvillohen përmes trajnimit dhe financimit të tyre.
Komuna e Drenasit, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Women for Women” me të cilin ka për qëllim vetëpunësimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në ekonomi dhe tregun e punës. Ky projekt bazohet ka për qëllim që të ofroj trajnime profesionale të akredituara në sektorët potencial të punësimit në bazë të kërkesave të bëra në sesionet informuese të mbajtura paraprakisht.