Shkolla e Negrocit zë vendin e parë në garat në hendboll

Sot ditë e mërkurë, datë 23.02.2022 u mbajtën garat komunale në Drenas në disiplinën e hendbollit për vajza, organizuar nga DKRS e Drenasit.

Ekipi i vajzave të shkollës “Jusuf Gervalla” nga Negroci, me profesoreshen Lavdije Bytyqi kanë zënë vendin e parë.

Stafi i shkollës ka falënderuar vajzat për talentin dhe forcën e treguar po ashtu edhe mësuesen Lavdije për punën që bëri me këtë ekipë të shkëlqyeshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë