Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshje me GIZ-in

Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci dhe udhëheqësi i projektit për energji që zbatohet nga i Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Avni Sfishta- @GIZ Kosova, financuar nga Gjermania, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi (për subvencionim lokal) për Draftimin e Planit Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) që ka të integruara veprimet dhe masat për përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë, rritjen e aplikimit të burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe reduktimin e gazrave serrë. Këto plane do të përfshijnë një vlerësim të status quo-së në kontekstin lokal të energjisë, një vlerësim të emetimeve bazë të CO2 me vitin bazë referues, një identifikim të qartë të politikave dhe masave lokale për reduktimin e konsumit te energjisë, aplikimin e teknologjive të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve te gazrave serë, përfshirë planifikimin e masave, veprimet, kornizat kohore për zbatimin, ndarjen e përgjegjësive, vlerësimi i kostos, dhe ndikimin ne kursime.

Projekti realizohet në formë bashkëfinancimi mes GIZ Kosova dhe Komunës së Drenasit. Përmes këtij bashkëpunimi Komuna e Drenasit do të mbështetet në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin komunal të energjisë për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët komunalë të energjisë; në zgjerimin e Planit Komunal te Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) në Plan Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) të cilës i shtohen edhe komponenta e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe e klimës. Mbështetja parasheh draftimin e PKVEK-së në koordinim të ngushtë me vendimmarrësit/zyrtarët komunal që përfshinë; mbledhjen dhe analizën e të dhënave për planifikim dhe aplikim të masave të Efiçiencës së Energjisë, aplikimin e burimeve të ripërteritshme të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë ne sektorin e ndërtesave, ndriçimit publik, transportit, shërbimeve publike, dhe bujqësisë; si dhe ngritjen e kapaciteteve për monitorim dhe raportim të zbatimit të PKVEK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë