Këto vendime i mori sot Kuvendi Komunal i Drenasit

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite. Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal i datës 26.01.2022 ka kaluar me vota unanime.
Propozim Vendimi për vazhdimin e vlefshmërisë së Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave për vitin 2022, pas diskutimeve ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendimi për shfuqizimin e pikës 13, të nenit 1 të Vendimit nr.12-360-68569 i datës 29.11.2019 të Kuvendit të Komunës së Drenasit, pas diskutimeve nga ana e anëtareve të Kuvendit ka kaluar me shumicë votash.
Propozim vendimi për formimin e komisionit për çështjet e banimit social është formuar me këtë përbërje; nga legjislativi Albulena Saliuku nga PDK, Jahir Hajdari nga DD dhe Florentina Elezi-Veliu nga LVV, nga ekzekutivi janë Lumturije Kiqina, Jeton Prokshi, Besart Bajrami dhe nga shoqëria civile Jetmira Bajrami.
Propozim Vendimi për shfuqizimin e Vendimit nr.12-462/01-4122 i datës 26.01.2022, pas diskutimeve nga ana e anëtareve të Kuvendit ka kaluar me shumicë votash.

Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit, dhe nga ana e anëtarëve të Kuvendit janë parashtruar pyetje dhe nga kryetari Lladrovci dhe drejtor të drejtorive komunale kanë marr edhe përgjigje

Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 23.02.2022 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, rrjetin social të Fecebook-ut dhe në kanalin YouTube në këto linqe; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/https://youtu.be/0zg_EqVfqMw https://www.youtube.com/watch?v=0zg_EqVfqMw&t=20s

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë