Udhëheqësit e QAPA-së vizitë në Komunën e Drenasit, priten nga Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka

Gjatë këtij takimi, mikëpritësi njoftoi mysafirët me gjendjen e arsimit në Komunën e Drenasit, ndryshimet dhe përparimet e bëra në fushën infrastrukturore, ngritjen e cilësisë dhe vizionit për të ardhmen.

Në anën tjetër, QAPA dhe EDUMEN-K prezentuan para të pranishmëve një pasqyrë reale të gjendjes nëpër të cilën po kalon sot arsimi në Kosovë dhe hapat që duhet të ndërmirren për të tejkaluar këtë gjendje aspak të mirë.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, ku dy organizatat në fjalë kanë të akredituara 11 programe trajnimi dhe një numër të madh bashkpunëtorësh (trajnerë) nga më të mirët e hapësirave shqiptare.

Udhëheqësit e QAPA dhe EDUMEN-K treguan gatishmërinë e tyre për bashkpunim dhe për të ndihmuar profesionalisht Komunën e Drenasit në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Po këtë ditë, delegacioni nga QAPA dhe EDUMEN-K vizitoi edhe Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – SKENDERBEU” ku u pritën nga Drejtori Z. Mentor Sahiti me bashkpunëtorë. Edhe ky takim kaloi në frymën e diskutimeve se çfarë duhet bërë që të kemi ngritje të vazhdueshme të cilësisë në arsim dhe shembujt e mirë që përfaqëson ky gjimnaz në organizimin e procesit mësimor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë