(Keq)menaxhimi i mbeturinave në komunën e Drenasit, nesër temë disuktimi në asamble

Nesër (e mërkurë) më 23.02.2022, do të mbahet seanca e shkurtit e Asamblesë Komunale në Drenas, me rendin e mëposhtëm të ditës.

Njoftimi nga asamblisti i GpD, Arber Halilaj:

Përveç Propozim Vendimeve të cekura në pikat e rendit të ditës, në pikën 6. (Të ndryshme) kemi kërkuar që për (keq)menaxhimin e mbeturinave në komunën tonë dhe problemet në këtë segment në raport me KRM “Pastrimi” sh.a., të raportojë para Asamblesë Drejtoresha e DSHPE.

Zgjidhja më adekuate për shumë probleme mjedisore dhe të shërbimeve komunale në Drenas është dhënë në Planprogramin e Punës së “GREEN për Drenas”, ku parashihet formimi i Kompanisë Publike Komunale dhe poashtu themelimi i Drejtorisë së veçantë për Çështje Mjedisore.

Përveç kësaj problematike, ju ftojmë që të na shkruani apo kontaktoni për çfarëdo teme e çështje që e shihni të rëndësishme për ta ngritur në Asamble. Përkundër rrethanave, opozita ekziston dhe është aktive në shërbim të qytetarëve të Drenasit.

#greenperdrenas ☘️☘️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë