Këta janë mësimdhënësit e rinj të pranuar nga Komuna e Drenasit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Drenasit ka nxjerr vendim për pranimin e katër mësimdhënësve të rinj.

Ata do të nisin punën me 1 mars të këtij viti.

VENDIMI:
1.SHFMU “Halil Bajraktari“ në Drenas II
– Një mësimdhënës e për arsim fillor, derisa të kthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
– Vjosa Hoxha

2.SHFMU “Dëshmorët e Qendresës II“ në Tërstenik
-Një mësimdhënës’e për art figurativ, derisa të kthehet punëtori prej pushimit pa pagesë, me mundësi vazhdimi.
– Blerina Gërvalla-Baliu

3. SHFMU “Rasim Kiçina“ në Drenas
– Një mësimdhënës’e për art figurativ, derisa të kthehet punëtori prej pezullimit.
– Florina Zymeri

4. SHFMU “Shotë Gailca” në Abri të Epërme
– Një mësimdhënës e për Gjuhë Angleze, derisa të kthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë
– Syzanë Demaku

Punëtoret e përzgjedhur do ta fillojnë punën me: 01.03.2022. Afati i ankesës është në afatin prej tetë ditëve, drejtuar Komisionit për ankesa në Komunën e Drenasit, prej datës së shpalljes publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë