Blerim Latifi: Të bësh sot parodi me gjendjen e Jakup Krasniqit është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet

Politologu i njohur Blerim Latifi ka komentuar skeqin e humoristit Vedat Bajrami i cili flet për ish zëdhënësin e UÇK-së dhe politikanin Jakup Krasniqi, i cili po mbahet prapa grilave duke pritur gjyqin në Hagë
Ai ka thënë se të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet.
Statusi i Latifit:
Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar.Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet.