Kush po i vret qentë në Drenas, komuna gjen veterinar për ta (VIDEO)
Komuna e Drenasit ka filluar bashkëpunimin me fondacionin StrayCoco për trajtimin e qenve endacakë.
Kjo pas ankesave të shumta për vrasje të këtyre kafshëve që nganjëherë mund edhe të jenë edhe të rrezikshme për njerëzit.
Pushteti lokal ka lutur qytetarët që t’i ndalë këto veprime dhe të lajmërojë direkt veterinarin me të cilin tashmë po bashkëpunojnë. Të dyja palët janë marrë vesh që brenda vitit të sterilizohen, kastrohen e vaksinohen qindra endacakë, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë, pushteti lokal ka zhvilluar edhe një fushatë vetëdijësuese ku ka kërkuar nga qytetarët që të ndalin vrasjet dhe të lajmërohen për rreziqe të mundshme tek veterinari.