Vdes veprimtari i LPK-së nga Drenasi, Isë Elshani

Ka vdekur veprimtari, Isë Elshani nga Drenasi. Me themelimin e LPK-së, më 1982, Isa ishte aktivist i shquar dhe kontribuues i lëvizjes deri në çlirim.

Isa ka qenë bashkëveprimtarë i Ibrahim Kelmendit dhe heronjve Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, veprimtarëve të dëshmuar për çlirimin e atdheut dhe veprimtarë që angazhuan shumë bashkatdhetarë në rrugën patriotike.
Isa u zgjodh në vitin 1987, në Mbledhjen e Përgjithshme të LPK-së, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 1998, kur u largua nga Këshilli i Përgjithshëm.

Do potencuar se Greva e organizuar nga LPK në emrin e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve në Gjermani, mori lejen për këtë grevë Isë Elshani (i shoqëruar nga Time Dukaj)“, ku morën pjesë Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, Ibrahim Kelmendi, Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari, Afrim Hoti, Isuf Ibërdemaj, Tafë Tafaj, etj.

Greva kishte filluar më 13 maj 1996 dhe ka zgjatur dy javë, duke marrë jehonë për aktivizim të Qeverisë së përkohshme të Kosovës, faktorit ndërkombëtar dhe mërgimtarëve për të qenë më aktiv për lirinë e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë