Shantazhohet një person në Drenas, policia nis hetimet

Një person ka informuar policinë në Drenas se është shantazhuar nga një person i panjohur.
Sipas ankuesit, shantazhi është kryer përmes rrjeteve sociale.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00, transmeton DrenicaOnline.
Me rastin po merret Njësiti i Hetimeve.
/DrenicaOnline/