Komuna e Drenasit rangohet në vendin e parë për sinjalistikë nga Autoriteti i Hekurudhave

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, përkatësisht Departamenti i Sigurisë Hekurudhore, ka shpallur Komunën e Drenasit me performancë më të mirë sa i përket sigurisë për sinjalistikë.

Drejtoria e sherbimeve Publike dhe Emergjenca ne baze te planit te punes ka bere plotesimin me sinjalizim të vendkalimeve hekurudhore, duke i pajisur me shenjat e sinjalizimit siç janë shenjat stop, kryqi i andreut, shënja për prezencën e binarëve, shënja për prezencën e trenit.

Me këtë rast, drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për sigurinë e udhëtarëve dhe transportit të mallrave.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë