Drin Halilaj nga VV-ja zgjidhet kryesues i Komitetit për Komunitete në Drenas

Anëtarët e Komitetit për Komunitete të udhëhequr nga Afije Veseli, kanë mbajtur mbledhjen e parë, me këtë rend të ditës :
1.Zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit për Komunitete
2.Plani i punës për vitin 2022
3.Të ndryshme
Drin Halilaj ishte propozimi për Kryesues të Komitetit për Komunitete, ku njëherit ky propozim kaloi duke u votuar nga gjithë anëtarët e Komitetit.
Pas pikës së parë të rendit të ditës e cila kaloi me sukses, u miratua edhe orari mbajtjes së mbledhjeve përgjatë vitit 2022 me këtë orar :
E premte 18.02.2022, mbledhja e parë ( e mbajtur)
E martë 05.04.2022
E martë 03.05.2022
E hënë 06.06.2022
E hënë 05.09.2022
E hënë 07.11.2022, ndërsa muaji maj u vendos që të bëhen vizita në komuna të tjera për shkëmbim përvojash.
Prezent në mbledhje ishin 4 anëtarët e Komitetit për Komunitete dhe përfaqësuesit e OSCE.