Vjedhja në shtëpi të axhës/ Policia e Drenasit arreston të riun nga ky qytet

Policia ka arrestuar një person në Drenas të dyshuar për vjedhje të ndodhur me 8 shkurt të këtij viti.

Ai dyshohet se në shtëpinë e axhës së tij kishte vjedhur stoli ari me vlerë rreth 300 euro.

Sipas policisë, arrestimi i të riut është bërë të merkurën pas hetimeve intenzive të zhvilluara.

“Me 16.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë në shtëpinë e axhës së tij viktimës mashkull kosovar, kishte vjedhur stoli ari me vlerë rreth 300 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kanë thënë në polici.

Burimet e DrenicaOnline kanë konfirmuar se i arrestuari (emër i njohur për redaksinë) është recidivist i veprave penale.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë