Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ja vendimet që pritet të merren

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 23.02.2022 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Kmunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 26.01.2022.
2. Propozim Vendim për vazhdimin e vlefshmërisë së Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave për vitin 2022.
3. Propozim Vendim për shfuqizimin e pikës 13, të nenit 1 të Vendimit Nr. 12-360-68569,të dt. 29.11. 2019, të Kuvendit Komunal të Drenasit.
4. Propozim Vendim për formimin e komisionit për çështjet e banimit social.
5. Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit Nr. 12-462/01-4122, të dt. 26.01.2022.
6. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë