Drenas/ Në prag të festës së Pavarësisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike aktivitet për mirëmbajtjen e hapsirave publike

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në prag të festës së Pavarësisë është duke u përkujdesur që të kemi një ambient të pastër.
Kësisoji ka filluar aktiviteti i mirëmbajtjes së hapsirave publike duke përfshirë sheshin “Fehmi Lladrovci”, si dhe pjesë të tjera të qytetit.
Njëherit duke lutur qytetarët për ta ruajtur dhe mbrojtur ambientin, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca uron gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për Ditën e Pavarësisë.