Baca Sheremet dhe baca Brahim ia falën djemtë Kosovës

Dita e shenjtë e Pavarësisë nuk shënohet dot pa kujtimin për dëshmorët. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se për shumë familje, çmimi i lirisë ishte sublim.

“Baca Sheremet nga Qirezi i Skënderajt, i fali Kosovës katër djemtë e tij, ndërsa Bacës Brahim, dy djemtë i ranë dëshmorë në fushëbetejën e lirisë”, ka thënë Deliu, transmeton DrenicaOnline.

Ajo ka thënë se i kujtojnë për të nderuar sakrificën e tyre.

“Shtëpitë e tyre madhështojnë Ditën e Pavarësisë. Pranë tyre, ndjejmë peshën e vërtetë të lirisë”, ka thënë ajo./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë