Sot varroset i riu nga Nekoci, i cili vdiq pas një aksidenti në vendin e punës

Asamblisti i PDK-së në Drenas, Hamit Kastrati ka njoftuar se varrimi i Lulzim Rrustes, i cili vdiq dje pas një aksidenti të pësuar në vendin e punës, do të bëhet sot në orën 16:00.
Varrimi bëhet në fshatin Nekoc.
Njoftimi i Kastratit:
Të ndëruar shokë, miq ju bashkëfshatarë, pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta e bashkvendasit tonë Lulzim Rrusta që ishte dhe do mbetët dhembje e madhe për të gjithë ne, ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varreza të fshatit Nekoc
I përjetshum qoft kujtimi për të!