Nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot, kaq do të fitonte PDK-ja

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pësuar rënie.
Sipas matjeve të opinionit publik të prezantuara në Klan Kosova, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, PDK do të fitonte 21.3% në krahasim me zgjedhjet e kaluara që ishte në vendin e dytë.
Ndërkohë, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%, më pas vjen LDK-ja me 24.10%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.