Komuna e Drenasit reagon për vrasjen e qenve endacak

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të reagoj ndaj vrasjes të disa qenve endacak, nga persona të pandërgjegjshëm e që veprime të tilla janë të dënueshme me ligjet në Republikën e Kosovës.
Komuna e Drenasit, ditë me parë ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin StrayCoco për trajtimin e qenve endacak dhe ne kuadër të kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët mund të bashkëpunojnë me Fondacionin StrayCoco, përkatësisht përmes veterinarit në Drenas, Shaban Mehmeti për t’i trajtuar qentë endacak.
Komuna i bënë thirrje të gjithë qytetarëve, t’i shmangen kësaj dukurie, sepse ne të gjitha rastet kur komuna ka informatën e dorasëve, do të njofton organet e rendit edhe me këtë rast është njoftuar policia për vrasjen e këtyre qenve endacak.
Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të ju informoj që nëse keni shqetësime nga rrezikimi i qenve endacak, ju mund të lajmëroni e bashkëpunoni me veterinarin e Drenasit, DVM Shaban Mehmeti për trajtimin e qenve endacak në numrin e telefonit +38345578239 ose në e-mail adresën info@straycoco.com si dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me StrayCoco, ka bërë edhe fushatë sensibilizuese ne vendbanime të ndryshme të Drenasit, për t’i njoftuar qytetarët lidhur me trajtimin e qenve endacak.