I riu nga Nekoci vdes pas një sëmundje të shkurtë në Amerikë

Një tjetër lajm i hidhur për Nekocin dhe gjithë Drenicën. Florim Muqaku ka vdekur pas një sëmundje të shkurtë në Amerikë.
Lajmin e ka dhënë faqja e fshatit Nekoc në Facebook:
Njoftim mortor
Të nderuar miq, shokë dhe ju bashkëfshatarë ju njoftojmë se sot pas një sëmundje te shkurtër ka ndërruar jetë Florim (Bajram) Muqaku.
Për vorrim të të ndjerit do ju lajmrojmë me kohë për shkak që i ndjeri gjindet në Amerikë.
Ngushëllime Familjes dhe të gjithe atyre që e njohën!