Gjest i madh i banorëve të Nekocit, mbledhin afër 12 mijë euro për të lënduarin Lulzim Rrusta

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Hamit Kastrati nga Nekoci ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur 11 mijë e 863 euro për Lulzim Rrusten e cili javën e kaluar është lënduar në vendin e punës në Prishtinë.
Ai ka njoftuar se aksioni për mbledhjen e fondeve për ti dalë në ndihmë Lulzimit do të vazhdoi.
Njoftimi i Hamit Kastratit:
Të nderuar vendas, të dashur miq dhe familjarë, sot po ju drejtohem për t’ju falënderuar dhe njoftuar se nga data 09.02.2022 deru me 14.02.2022 kemi mbledhur 11863€ për Llulzim Rrusta, Zoti ju bekoftë të gjithëve që keni kontribuar me mundësitë që keni pasur.
Aksioni për mbledhjen e parave vazhdon ende, me shpresën dhe dëshirën që Lulzimi të shërohet dhe të kthehet tek familja.