Gazetari drenicas gjobitet dy herë brenda ditës nga policia

Gazetari Arsim Lani nga Skenderaji, është gjobitur dy herë brenda ditës nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave, shkruan DrenicaOnline.
Postimi i Lanit:
Cilësimi i mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”, duket se po jep efektet e saj në terren.
Brenda 24 orëve 2 dënime nga Policia e Kosovës. Ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave. Sonte isha viktimë e ashpërsisë dhe sjelljeve arrogante të policëve të Kosovës.
Tek e fundit s’kanë faj. Policia është për t’i kapur anëtarët e një organizate kriminale. Mirë që s’më arrestuan!