E dhimbshme: Vdes i riu nga Nekoci, Lulzim Rrusta

Ka vdekur i riu nga Nekoci, Lulzim Rrusta i cili para disa dite u lëndua në vendin e punës në Prishtinë.
Ai ishte në QKUK për trajtim por nuk ja doli të mbijetoi nga plagët e marra, shkruan DrenicaOnline.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë bashkëvendasit e tij.
Njoftimi:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin se sot, më 14/02/2022 paska ndërruar jetë Lulzim Rrusta .
Familjes Rrusta, farefisit, miqëve dhe shokëve të kësaj familje,i shprehim ngushllime të sinçerta.
Shpirti i pushoftë në Xhennet!