Asamblisti Hamit Kastrati me postim prekës për vdekjen e dy bashkëvendasve

Asamblisti i PDK-së në Drenas, Hamit Kastrati ka njoftuar se dy bashkëvendas të tij nga Nekoci ka humbur jetën sot.

Sipas Kastratit, Lulzim Rrusta ka vdekur si pasojë e një aksidenti në vendin e punës ndërsa Florim Bajrami pas një sëmundje të shkurtë në Amerikë, shkruan DrenicaOnline.

“Sot ndërruan jetë Lulzim Rrusta dhe Florim Bajrami. Lulzim Rrusta u aksidentua në vendin e punes, ndersa Florim Bajrami ka vdekur nga një semundje për një kohë të shkurter në Amerik. Për Lulzimi prej ditësh po mundohemi t’i mbledhim para për të shëruar Lulzimin, ndersa vdekjen e Florimit nuk e kemi pritur. Prandja është një humbje e madhe për ne bashkvendasit të fshatit Nekoc”, ka njoftuar Kastrati.

Sipas tij, kujtimet me Lulëzimin dhe Florimin do të jenë të paharrueshme.

“Ne ndajmë dhimbjen dhe hidhërimin me familjet e tyre. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Zoti ju shpërbleftë në xhenet🙏🙏”, ka njoftuar ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë