Driton Ajazi del me sqarim pas publikimit të fotos nga Sejdi Hoxha, kjo është e vërteta

Pas publikimit të një foto të bërë sot 1 vit më parë, pikërisht një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021 nga ish kryetari i Degës së PDK-së në Drenas Sejdi Hoxha me mbishkrimin “Të gjithë së bashku” dhe pas shumë thirrjeve dhe mesazheve të pranuara nga shumë qytetarë të komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka dalë me një reagim:
Pas publikimit të një foto të bërë sot 1 vit më parë, pikërishtë një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021 nga ish kryetari i Degës së PDK-së në Drenas z.Sejdi Hoxha me mbishkrimin “Të gjithë së bashku” dhe pas shumë thirrjeve dhe mesazheve nga shumë qytetarë të komunës së Drenasit, e ndieva për obligim të jap këtë sqarim:
Po, sot 1 vit më parë ishim të gjithë së bashku në këtë foto, por edhe në proces, ku edhe patem nje rezultat mjaftë pozitivë si degë, ku fituam rreth 15 mijë vota.
Por, fatkeqësishtë NUK jemi bashkë tani, por JO për fajin tonë sepse u përjashtuam dhe u linquam në format më të vrazhda nga kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe disa sejmen të tij vetëm pse ne mbronim interesat e qytetarëve të Drenasit e JO keqëqeverisjen dhe degradimin e shkaktuar nga Ramiz Lladrovzi në Drenas tash e 5 vjetë në emër të PDK-së.
Prandaj, ne sot jemi të përfaqësuar në Asamblen komunale në Drenas, përmes platformës tonë politike Demokratët për Drenasin dhe do të jemi një opozit konstruktive duke mbrojtur dhe duke u vënë tërësishtë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Drenasit, e asesi të agjendave të ndonjë grupi të caktuar për përfitime politike!
Me respekt, D.A.