Çfarë po paralajmëron Sejdi Hoxha, poston foto ku shihet edhe Driton Ajazi

Ish kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka postuar një foto të para disa muajve ku shihen së bashku Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Driton Ajazi, Bekim Lestrani, Zeq Hasi e zyrtarë tjerë tashmë të dy taboreve, PDK e DD.

“Të gjithë së bashku”, ka shkruar Hoxha mbi fotografi, transmeton DrenicaOnline.

Nuk dihet se cili është qëllimi i postimit të kësaj foto, kur tashme në Kuvend Komunal të Drenasit janë dy subjekte të ndara.

Rikujtojmë se dega e PDK-së në Drenas deri në zgjedhjet e rregullta po udhëhiqet nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë