“Komandant Murrizi” në mesin e luftetarëve më emblematikë të Drenicës

Qëndresa e luftëtarëve të Drenicës kundër pushtuesve është e njohur qysh në periudhat e hershme të historisë.
Në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drenica u bë bastioni më i qëndrueshëm dhe Termopilja e pathyeshme e kësaj lufte, falë trimave e trimëreshave të kësaj ane, falë moralit të tyre të fortë luftarak, që ishte kalitur e trashëguar nga brezi në brez, si dhe besimit të patundur në fitore.
Në mesin e luftëtarëve më emblematikë të Drenicës, pa dyshim radhitej edhe Besim Mala, i njohur gjatë luftës si “Komandant Murrizi” i cili njihej për trimëri, zgjuarsi, zhdërvjelltësi fizike, ndërmarrje të aksioneve spektakulare dhe sulmeve të befasishme kundër forcave armike./Kosovaelirë/