“Ishte e pamundur t’i ndihmohej Adem Jasharit, ishte rrethim i çeliktë”

“Atë ditë o kanë problem, se shumëkush e nij tuj thanë o si kanë ndihmu Ademit. Kanë fillu luftimet prej tana anëve”, kështu e nis rrëfimin e tij për “ZËRAT E LUFTËS” prodhim i Gazetës Infokus, mësuesi Hajriz Bajraj, i cili pikërisht me 5 mars 1998, kishte lënë ditarin dhe bashkë me vëllain e tij kishin rrokur armët e ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tutje Bajraj rrëfen se si e kishte parë me sy ngjarjen dhe sulmin masiv ndaj Jasharëve, nga fshati i tij Tërrnova, prej nga shihet Prekazi si në pëllëmbën e dorës.

“Kanë fillue mas pari prej Mitrovice, para se me fillue prej Mitrovice dy ditë a tri përpara janë bashku forca të mëdha në fabrikë të municionit, kur kanë sulmu në natje, në mëngjes, o luftu prej Kline ka fillue, prej Drenasi, prej Mitrovice për tana anët, me tana forcat çka ka pasë ish Jugosllavia, prej helikopterëve deri në kallash, në armën ma të thjeshtë edhe s’ka pasë mundësi si me shku aty e me hy, se o kanë rrethim i hekurt, i çeliktë”, flet për ngjarjen e sulmeve në Prekaz të forcave serbe ndaj familjes Jashari, ish çlirimtari Hajriz Bajraj.

/Gazeta Infokus/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë